Si çdo javë, konspiracionisti Alfred Cako ishte i ftuar dje në studion e emisionit “E Diell”. Pas shumë e shumë deklaratave të forta edhe ditën e djeshme ai paralajmëroi se sipas tij do të ketë edhe tre karantina të tjera.
E para sipas Cakos do të nisë në muajin dhjetor. Ndërsa në muajin shkurt, sipas tij do të hidhet edhe një virus tjetër, i quajtur “virusi 21”.
Cako u shpreh:
Ka një plan për tre karantina. Është deri në fillim të dhjetorit i pari. Më pas do të fillojë përsëri, do të hidhet ajo që quhet virusi 21. Ky është të paktën plan i nxjerrë nga një i afërmi i kryeministrit kanadez. Duan të bëjnë edhe dy karantina të tjera. Virusi që mendojnë të hedhin në shkurt, do të jetë një virus shumë i fortë, nëse Trump do t’i lejojë dhe do të ketë problem të brendshme në SHBA.