Xum Allushi është komediani i njohur, i cili përmes videove humoristike mban mbërthyer pas rrjeteve sociale shumë shqiptarë. Në videot e publikuara ai paraqet realitete të ndryshme të shoqërisë shqiptare të ndërthurura me humorin që e ka në gjak. Megjithatë, humori nuk është e vetmja gjë që e karakterizon Xumin.
Së fundmi ai ka treguar se është një njeri i vendosur dhe i shkon qëllimeve të tij deri në fund. E themi këtë, pasi në pak kohë Xumi ka pësuar një transformim të pabesueshëm të fizikut të tij. Komediani ka postuar më parë një foto në Instagram, ku tregon se falë qëllimeve dhe punës ka hequr goxha kilogramë nga trupi. Ndër të tjera ai shton në postim se ‘ky është vetëm fillimi’.
Me këtë transformim, Xumi, përveçse ka treguar vendosmërinë e tij mbi qëllimet personale, ka motivuar fort edhe shumë persona që përballen me kilet e tepërta. Puna dhe vullneti i tij duhet të shërbejë si një histori frymëzimi për këdo.