Një sulm me thikë ka ndodhur këtë të enjte në Francë, ku si pasojë kanë humbur jetën 3 persona dhge janë plagosur disa të tjerë. Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur pranë një katedralje në Nicë të Francës, ku paraprakisht dyshohet për një sulm terrorist. Një nga viktimat sipas mediave është një 70-vjeçar të cilit i është prerë koka dhe viktima tjetër është një grua identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Ndërkohë kryebashkiaku i qytetit, Christian Estrosi, përmes një postimi në Twitter e ka cilësuar sulmin në katedrale terrorist.
Ai shkruan:
Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Bouleversé par les 3 victimes dont 2 décédées a l’intérieur de la Basilique #NotreDame et notamment le gardien si apprécié par les paroissiens. #Nice06 a payé un trop lourd tribu au meme titre que notre pays depuis quelques années. J’appelle à l’unité des Niçois.
— Christian Estrosi (@cestrosi) October 29, 2020