Makina e parë elektrike që ka nxjerrë Turqia shfaqet sfiduese kunddrejt çdo makine tjetër. Prodhuesit deklaruan se ajo do të ketë një jetëgjatësi më të madhe të baterisë sesa konkurrentet e saj. Katoda NMC (Nikel, Mangan, Oksid Kobalt) do të përdoret në bateritë me litium-jon të makinës, e cila optimizon dendësinë e energjisë dhe fuqisë.
Struktura modulare e baterisë mund të përdoret në shumë zona, veçanërisht në ruajtjen e energjisë. Po ashtu thuhet se makinat do të kenë gamë 300/500-kilometra, kurse bateritë e tyre mund të karikohen deri në 80 për qind në më pak se 30 minuta. Në modulet e baterisë të cilat do të mbyllen me mbulim alumini për të siguruar forcë të lartë strukturore do të përdoren qese me dendësi të lartë të energjisë.
Kompania thekson se:
TOGG nënshkroi marrëveshje të vullnetit të mirë me prodhuesin kryesor botëror të baterive Farasis javën e kaluar.
Burimi: webrazzi| Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA