SONDAZHI/ A keni besim tek shëndetësia shqiptare? 92% e votuesve: “Jo”

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28.10.2020, 23:19

Pandemia Covid-19 prej 7 muajsh ka 'pushtuar" botën, përfshirë edhe vendin tonë, ndërsa e gjithë vëmendja e mjekëve dhe shëndetësisë në përgjithësi është përqendruar pikërisht në përpjekjet për parandalimin dhe kurimin e virusit. Por ky është një problem më vete, pasi ka krijuar një 'boshllëk' në shërbimet ndaj pacientëve me sëmundje të zakonshme. E në rastin tonë, duke marrë parasysh se si është katandisur shëndetësia, çështja bëhet më e vështirë dhe më e ndjeshme.

E pohojmë diçka të tillë nisur nga fakti se vetëm para pak ditësh, një 53-vjeçar i identifikuar si Lutfi Çekiri nga Ndroqi i Tiranës, humbi jetën pasi u sorollat nëpër dyert e spitaleve të kryeqytetit, por pa mundur të merrte kurimin dhe trajtimin e nevojshëm mjekësor. Vetëm një ditë para se të ndërronte jetë, ai u intrevistua dhe deklaroi se QSUT dhe Spitali i Traumës nuk i dhanë ndihmë mjekësore, çka çoi në përkeqësimin e gjendjes së tij shendetësore deri sa në fund u nda tragjikisht nga jeta.

Një skandal tjetër ky, i cili tregon edhe njëherë 'fytyrën' e vërtetë të Shëndetësisë shqiptare dhe ngre pikëpyetje të mëdha tek qytetarët nëse mundet apo jo t'ia besojnë jetën spitaleve në vend. Lidhur me këtë çështje JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja e shtruar ishte:

A keni besim tek shëndetësia shqiptare?

Nga votimi i qytetarëve u pa se 92% e tyre u shprehën se e kanë humbur besimin tek shëndetësia dhe shërbimet spitalore në vend, ndërsa një pjesë fare e vogël prej 8% votuan se vazhdojnë akoma të kenë besim.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit