Teksa tensionet dhe marrëdhëniet mes Erdogan dhe presidentit francez Emmanuel Macron janë rritur së tepërmi ditët e fundit, revista satirike "Charlie Hebdo" ka provokur sërish. Ajo ka publikuar një karikaturë të presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, ku ai shfaqet me të brendshme duke konsumuar një birrë, ndërsa afër tij ndodhet një grua e veshur me burka dhe me të pasme të zbuluara, e cila i shërben pijet. Kjo gjë ka ka shkaktuar zemërim në Ankara dhe menjëherë ka ardhur një reagim zyrtar në lidhje me karikaturën tallëse.
Zëdhënësi i presidentit Erdogan, Fahrettin Altun, e cilësoi këtë veprim si përpjekje për të përhapur “racizëm kulturor dhe urrejtje”.
Ai shkroi:
Kujtojmë se Erdogan shkoi deri aty, sa deklaroi se Macron ka nevojë për kontroll të shëndetit mendor, deklaratë e cila erdhi si pasojë e pozicionit që mbajti homologu i tij francez mbi islamizmin radikal dhe lirinë e shprehjes.
Burimi: Pledgetimes|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania