Marash Kumbulla vazhdon të jetë futbollisti i momentit në Serinë A. Shqiptari shkëlqeu edhe sonte në kryendeshjen e javës së pestë të Serisë A, aty ku Milan dhe Roma kanë ndarë pikët. Ndeshja në ‘San Siro’ përfundoi me rezultat të barabartë 3-3.
Vendasit ishin tre herë në epërsi dhe po aq herë barazuan mysafirët. Zlatan Ibrahimovic (2’ 79’) dhe Saelemaekers (47’) realizuan për vendasit, kurse për romakët shënoi Edin Dzeko (14’), Veretout (71’) dhe shqiptari Marash Kumbulla (84’), që doli të ishte vendimtar në këtë sfidë duke i dhuruar nje pikë me vlerë Romës. Me barazimin e sotëm, Milan mbetet në vendin e parë me 13 pikë, kurse Roma me tetë pikë renditen në vendin e nëntë.