Të shtunën Real madridi fitoi “El Clasico” e parë e këtij sezoni në “Camp Nou”, teksa mundi Barcelonën me shifrat 3-1. Gjatë ndeshjes, kamerat kanë fiksuar një episod mjaft interesant në stolin e Real Madrid. Isko po bisedonte me shokët e tij, mes tyre Marcelo, Lukas Vaskez dhe Modriç dhe dëgjohet teksa “qan hallet” me ta, duke u ankuar për mosaktivizimin e tij nga trajneri Zidan.
Isko iu thotë:
Ndërkaq, ata që po e dëgjonin ia plasën të qeshurës. I gjithë ky episod është regjistruar me audio dhe figurë dhe po bën xhiron e rrjetit. Me siguri Isko do e marrë dënimin e tij, teksa prej muajsh flitet për largimin e tij nga Real. Juventus e kërkon prej muajsh dhe është gati të japë rreth 40 milionë euro për mesfushorin, i cili ka luajtur në katër ndeshje në La Liga këtë sezon, dy prej të cilave si titullar dhe regjistron një mesatare prej 37 minutash për ndeshje.