Khabib Nurmagomedov ka mposhtur Justin Gaethje në raundin e dytë, duke mbrojtur kështu titullin kampion në kategorinë “lightweight” në UFC. Por menjëherë sapo përfundoi ndeshja, Khabib njoftoi tërheqjen nga sporti i MMA-së. Ky lajm i ka befasuar të gjithë fansat e tij. 32-vjeçari shtoi se vdekja e babait të tij është arsyeja kryesore e tërheqjes nga sporti, sepse e ka të pamundur të vazhdojë pa të. Ndërkohë Khabib i kishte premtuar të ëmës këtë gjë, pikërisht se do të tërhiqej pas ndeshjes së sotme.
Pas triumfit Khabib u ul në mes të ringut dhe qëndroi disa sekonda duke qarë për të atin. Por në një moment Gaethje iu afrua pranë dhe i tha disa fjalë dhe më pas kampioni u ngrit. Kujtojmë se 32-vjeçari e ka thelluar edhe më tej rekordin e tij me fitoren e sotme në UFC , i cili numëron 29 fitore, 0 barazime dhe 0 humbje.
Victory for Khabib and the Champion is overcome with emotion.
— UFC on BT Sport (@btsportufc) October 24, 2020
A beautiful moment of respect as Justin Gaethje joins him in the centre of the mat.
One step closer to Father's Plan 🙏#UFC254 pic.twitter.com/1Gd6xRNAaA