Nuk ka kaluar shumë kohë që kur kryeministri i vendit urdhëroi që maska anti-covid të mbahet edhe në ambiente të hapuradhe kjo që në momentin që del nga shtëpia. Pas këtij vendimi, Policia e Shtetit ka vijuar me dorë të hekurt. Të gjithë ata që shkelën fjalën e kryeministrit janë gjobitur me një masë administrative prej 3.000 lekë. Në mesin e “rebelëve” që nuk dëgjojnë fjalën e Ramës dhe dalin të pa pajisur me maskë mbrojtëse ka qen edhe Lek Plepi. Ky i fundit është një personazh i njohur i rrjeteve sociale. Zërat lart e poshtë deklarojnë se gjobat vihen me short, pra nëse ke fat atëher ti “qëllohesh” nga masa prej 3.000 lekësh. Mos vallë prandaj dhe është “shenjëstruar” Lek Plepi? Ndoshta fakti që ai ka prmovuar fushatën elektorale të Partisë Demokratike, policia e ka pandehur si njeri me fat dhe e ka përzgjedhur për ta “goditur” me arsyen se nuk ka vendosur maskën.