Gjatë protestave masive dhe përplasjeve që ndodhën mbrëmjen e së premtes në Napol, janë arrestuar dy persona. Demonstratat kanë nisur pas deklaratës së bërë nga presidentit, Vincenzo De Luca për një tjetër mbyllje të vendit. Sipas mediave në Napoli, mijëra persona mbushën rrugët në Napoli, duke protestuar kundër kufizimeve të vendosura ,si edhe kundër një izolimi të dytë për shkak të koronavirusit.
Sipas Guvernatorit De Luca, protesta e djeshme ishte një demonstratë e pavlerë, ndërsa thekson se masat shtrënguese do të vijojnë të jenë ende në fuqi. Gjatë marshimit, pati edhe përplasje të protestuesve me policinë, ku kjo e fundit përdori si kundërpërgjigjie gazin lostsjellës.
Burimi: France24/Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA