Familjarët e 19-vjeçares shqiptare, e cila u zhduk në mënyrë misterioze në Greqi, kanë deklaruar se nuk kanë ende asnjë informacion në lidhje me atë. Ndërkohë, mediat greke raportojnë se banorët e Alexandroupolis, treguan se një vajzë me karakteristika të përbashkëta me ato çfarë kanë qarkulluar nëpër media, flinte e shqetësuar në një stol afër një hoteli qendror në qytet.
Nga ana tjetër, celulari i saj, ka treguar se ishte fikur në orën 6:10 pasdite, ditën kur ajo u zhduk dhe sipas lokacionit të gjurmuar në telefonin e saj, vendndodhja e fundit e vajzës ishte në Pallini. Artemis Vasili, 19 vjeçarja, i kishte thënë familjes së saj se ajo do të shkonte në “Jumbo” në Peania për të aplikuar për të punuar atje.
Ishte mesditë e së premtes, 16 tetor, kur ajo u largua nga shtëpia e saj nga Koropi. Vlen të theksojmë se një i afërm e pa atë duke pritur në një stacion autobusi, dhe kishte veshur pantallona të zeza, një këmishë të bardhë me vija blu dhe atlete të bardha.