Një ngjarje tepër e rrezikshme ka ndodhur në Parkun Kombëtar Amboseli në Keina. Një elefant me përmasa tepër të medha është vënë në ndjekje të një makine. Për fat të mirë makina arriti të largohej duke rritur shpejtësinë. Nëse elefanti do ta kishte arritur do te ndodhnin ngjarje tragjike.
43-vjeçari Mëangi Kirubi, ka fotografuar këtë moment në Parkun Kombëtar Amboseli në Keina. Ishte pikërisht fotografi ai që i bëri me shenjë shoferit të makinës që të rriste shpejtësinë, pasi rrezikohej së tepërmi nga kafsha gjigante. Kirubi ka realizuar foto madhështore dhe të frikshme në të njëjtën kohë.