Një ngjarje tepër tronditëse është regjistruar mëngjesin e së enjtes në Irlandë. Bëhet fjalë për vdekjen e mistershme të një infermiereje. Kjo e fundit është gjetur e pajetë poshtë një ure pranë shtëpisë së saj në Lucan të Irlandës. Viktima është identifkuar si Nicola Keane, 34 vjeç. Trupi i pajetë i Keane, u zbulua disa orë para se djali i saj shtatë muajsh të ndërronte jetë.
Disa dëshmitarë okularë deklarojnë se infermierja është parë duke bërë veprime të çuditshme pranë urës, ndërsa policia po e trajton rastin si tragjedi familjare, pa të dyshuar të tjerë. Sa i përket foshnjes, hetuesit shprehen se arsyeja përse mund të ketë ndërruar jetë mund të jetë asfiksia, por nuk përjashtohet dyshimi se mund të ketë qenë aksidentale. Ndërkohë infermierja e ka ushtruar profesionin e saj në një shtëpi të fëmijëve, teksa njihej si një person i dashur.
Deklarata e policisë:
Burimi: Irish Mirror/Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA