Ndryshe nga sa premtonte Erion Veliaj në fushatë se nuk do të jepte leje ndërtimi për kulla dhe pallate shumëkatëshe në Tiranë, situata duket se është krejtësisht e kundërta. Kjo pasi Tirana është mbushur me ndërtime të reja të cilat po ia ‘marrin frymën’. Ankesat nga banorët janë të shumta, pasi po shohin qytetin e tyre që çdo ditë betonizohet dhe po zaptohet nga oligarkët e Veliajt. Një mesazh i tillë ka ardhur ditën e sotme nga një qytetar, i cili shkruan në lidhje me pallatin që po ndërtohet në qendër të Tiranës. Sipas tij, firma e ndërtimit ka zaptuar komplet rrugën në të cilën kalojnë banorët e lagjes dhe ka bllokuar parkingun. Projektuesi i kullës është Concord Invest i oligarkut Tan Dulaku, ndërsa firma që e zbaton është një tjetër. Pallatin që po ndërtohet, e ka 'miku i vjetër i Rilindjes', i cili njihet për mbështetjen që ka marrë nga qeveria në shumë projekte të tij, ndër të cilët shkatërrimi që i ka bërë Gjirit të Lalzit duke 'masakruar' natyrën. Dhe qokat që bën me apartamente ndër miq, pasi ndër të tjera thonë se ka falimentuar pasi u mban edhe rrogat stafit të televizionit të tij që i bën fresk qeverisë.