Pandemia e Covid019 solli mjaft probleme në vend duke pezulluar transportin publik. Për studentët ky fakt ka qenë dhe është mjaft shqetësues ndaj dhe kërkojnë abonetë në nëntor. Për gati tre muaj studentët kanë qenë në auditore për provimet dhe janë detyruar të qarkullojnë pa abone. Studentët duan zgjidhje të problemit dhe për këtë 326 studentë kanë firmosur një peticion, ku kërkohet rikthimi i aboneve në muajin nëntor. Ky dokument pritet t’i dorëzohet Bashkisë së Tiranës.
Ndërkohë përfaqësues të shoqërisë civile deklarojnë se nëse studentët do të paguajmë çdo ditë biletën ditore, do ta kenë të vështirë të përballojnë koston pasi u duhet të paguajnë rreth 20 euro në muaj. Shoqata e transportit qytetas është shprehur se për muajin nëntor do të jenë gati rreth 21 mijë abone studenti. Mirëpo kjo shifër është e vogël krahasuar me numrin e studentëve që do të vijnë me studime në Tiranë.