Treni në Gjermani i shtypi dy djemtë, babai shqiptar rëqeth me fjalët: Gruaja po i çonte në shkollë, i pa të vdekur!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.10.2020, 14:16

Ngjarja tragjike e trenit që i mori jetën dy vëllezërve shqiptarë në Gjermani ka prekur zemrat e të gjithëve. Arif Arifaj, babai i djemve, së bashku me familjen, bashkëshorten jetojnë në Gjermani në qytetin e Bruckerbergut që prej vitit 1989. Atë ditë kur treni ju mori jetën dy djemve të tij një 17 dhe tjetri 14 vjeç, si zakonisht familja nisi ditën, duke dalë për në punë, Arifi rrëfen se bashkëshortja si çdo ditë shoqëron fëmijët deri aty ku ata marrin trenin për në shkollë. Në momentin që fëmijët zbresin nga makina e nxitojnë të arrijnë stacionin në të cilin hipin në tren, bashkëshortja ishte duke parkuar makinën. Ata nxituan dhe ndodhi aksidenti i rëndë ku humbën jetën Hasani dhe Bleriani. Babai Arif Arifaj ka rrëfyer ditën e sotme në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 si e mori vesh lajmin dhe gjithë detajet nga tragjedia. Ai tha se gruaja ka parë gjithë skenën e rëndë kur ka gjetur dy djemtë në shina, teksa i vetmi ngushëllim është që djali tjetër ka mbetur gjallë.

Babai rrëfeu:

Fëmijët çohen në 6:30 dhe treni largohet nga ora 7:10 dhe gruaja i çon deri tek treni. Kur ka arritur gruaja aty pengesat kanë qenë të ulura. I ka lënë fëmijët dhe ka shkuar të parkojë makinën. Fëmijët kanë parë trenin e shkollës të ndalur dhe kanë marrë vendimin për të kaluar më tej. Nuk ishte hera e parë që fëmijët kalojnë si fëmijët e mi. Mendoj se ai treni që ka ardhur ka qenë me vonesë. Ai tren nuk ka ardhur asnjëherë në atë kohë. Dhe shokët e fëmijëve dhe njerëzit më kanë thënë që ai tren në atë kohë nuk ka ardhur asnjëherë.Djemtë janë futur me semafor të kuq. Nuk kalojnë përherë por kur janë me vonesë dhe fëmijë të tjerë futen dhe nuk kishte ndodhur në 17 vjet por ja ndodhi. Pengesa ka qenë e ulur dhe semafori i kuq. Me siguri si fëmijët që kanë pasur euforinë e vet që do ikë treni janë futur.

Arifi deklaroi se është gabim që trenat rajonalë kalojnë me shpejtësi në qendrat e banuara dhe stacione dhe apeloi për ndryshimin e ligjit në Gjermani. Ai tregoi dhe si e mori lajmin e hidhur nga djali që shpëtoi teksa ishte 18 km larg.

Arifi shtoi:

Pa pasur parasysh se në çfarë mënyre kanë hyrë është një gabim i madh që trenat rajonal kur vijnë në stacione duhet ta ulin shpejtësinë. Duhet të vihet një ligj që shpejtësia e trenave të ulet në stacionet ku ka fëmijë që shkojnë në shkollë ose në oraret kur ka fëmijë. Ishte një largësi prej 5 metrash për të kaluar. Unë isha në punë atëherë dhe nuk lejohet telefoni. E pashë rastësisht dhe kisha 30 thirrje telefonike nga gruaja dhe djali tjetër. E marr djalin në telefon dhe më tregoi shumë i qetë se çfarë kishte ndodhur. U shokova. Kam dorëzuar çelësat e makinës dhe i kam treguar shefit dhe kam ikur. Isha 18 km larg dhe se di si e kam bërë atë rrugë. Dhe rrugës më ka marrë djali në telefon dhe më ka thënë babi mos shpejto, eja ngadalë por nuk më ka thënë që kanë vdekur. Dhe mjekët më kanë marrë në telefon dhe më kanë thënë hajde ngadalë por nuk më kanë treguar nëse kishin vdekur apo jo. Bashkëshortja duke u kthyer tek fëmijët pasi ka çuar makinën në parkim e ka parë që ka marrë dy fëmijët para. Djalin e tretë nuk e ka parë fare. I ka parë djemtë në binarë, në hekurudhë, i ka prekur me duar. Ka menduar se ka qenë vetëm një nga djemtë në hekurudhë, pastaj ka parë dhe të dytin. E ka thirrur djali tjetër, ‘nënë jam këtu’ dhe ajo është kthyer. Djali që është gjallë i bën në janar 16 vjeç. Ai ka qenë pak centimetra larg të tjerëve, i ka parë me sy. Është i qetë, jo si përpara, është me lëndime por nuk është ashtu si ka qenë më përpara, ashtu si unë dhe familja ime. Është një gjë shumë e vështirë Këtu ka rregulla dhe asgjë nuk mund të keqinterpretohet. Falënderoj shtetin e Kosovës, na kanë ardhur dhe na kanë përkrahur. Shteti gjerman në bashkëpunim me shtetin e Kosovës kanë bërë përgatitjet për dërgimin e kufomave në Kosovë. Për trajtimin psikologjik na kanë dhënë disa numra për të folur dhe së paku për bashkëshorten dhe djalin dua përkujdesje. Për gjithçka do flas me avokatin tim. Banorët e qytezës më kanë qëndruar afër dhe kanë qenë shumë të prekur të gjithë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit