Portieri legjendar, Petr Čech ka veshur edhe njëherë tjetër tutat sportive duke iu rikthyer futbollit të luajtur, pavarësisht se para 1 viti njoftoi largimin përfundimtar nga ky sport dhe mori një post drejtuesi te skuadra e Chelseat. Së fundmi, duke parë situatën emergjente të koronavirusit, skuadra angleze ka vendosur ta rikthejë portierin çek në fushën e lojës.
38-vjeçari, do të jetë zyrtarisht portieri i katërt i Frenk Lampardit pas Mendisë, Kepës dhe Kabazheros këtë sezon në Premier League dhe një gjë e tillë është bërë për të shmangur çdo surprizë të mundshme që mund të rezervojë pandemia e koronavirusit. Gardiani çek duket në top formë, edhe pse kishte “varur këpucët në gozhdë”. Këtë gjë e vërteton paraqitja e tij fantastike në stërvitje. Në një video të postuar në rrjetet sociale, 38-vjeçari duket në formë të jashtëzakonshme. Për më tepër shikoni videon:
🇨🇿 Petr Čech in Chelsea training...
— LDN (@LDNFootbalI) October 22, 2020
It’s so easy to forget he’s younger than Caballero, and looks in excellent shape.
He’s also another great leader to have in the squad, alongside Thiago Silva. So much experience. pic.twitter.com/yKLOotGnSc