Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka pasur një konfuzion sa i përket situatës së koronavirusit. Gardiani kuqezi ka qenë mes të dyshuarve pas ndeshjes ku SPAL u mund nga Empoli në ndeshjen e javës së katërt në Serinë B me rezultatin 2-1. Mëngjesin e së hënës, një ditë para ndeshjes, në klubin e portierit të Kombëtares, është bërë rikontrollimi me tamponë për të gjithë grupin dhe sipas mediave italiane Berisha ka rezultuar pozitiv.
Mirpo, Berisha e ka ndjekur ndeshjen kundër Empolit në tribunë, i fokusuar nga mediat. Fakti që ai është shfaqur në tribunë të martën në mbrëmje, e përjashton mundësinë që portieri i Kombëtares të ketë rezultuar pozitiv. Më vonë është mësuar se shqiptari nuk ka qenë i infektuar dhe kishte një ngatërresë. Pritet në vijim që Berisha të kthehet titullar në portën e SPAL-it pasi gëzon shëndet të plotë.