Tërmeti i 21 shtatorit dhe 26 nëntorit të vitit të kaluar, vazhdon akoma të mbahet mend si një nga tërmetet më fatkeq që ka prekur Shqipërinë, pasi dëmet materiale që ka shkaktuar kanë qënë kolosale dhe vazhdojnë akoma të jenë. Një ndër familjet e prekura nga tërmeti është edhe ajo e Fatmir Kullollit. Fatmiri, bashkë me djalin e mitur dhe bashkëshorten e tij, jetojnë prej 11 muajsh nën çadër. Deri tani familjen fatkeqe nuk e ka ndihmuar askush, pavarsisht se kanë bërë apele në shumë zyra. Por nuk mjafton vetëm kaq, ironia më e madhe është se letrat e shtëpisë dhe lejen për ndërtimin e një shtëpie të re sa për të futur kokën ia mbajnë peng. Nga ana tjetër i shkon dhe përmbarimorja, që siç duket duan t’i sekuestrojnë edhe çadrën. Ndërsa Ministria e Drejtësisë, siç bën me dije dhe Fatmiri duke shkruar mesazh në redaksinë e JOQ ALBANIA, i ka vendosur gjobë për kalim kufiri të paligjshëm që fundja-fundja donte të punonte për të mbajtur familjen.
Fatmiri shkruan: