Pamjet e tmerrshme të liqenit të Komanit që dolën ditën e djeshme, në të cilat dukej se sa e lartë ishte shkalla e ndotjes, bëri që të reagojë kryebashkiaku i Vaut te Dejës, Mark Babani. Në pamje dukej qartësisht se liqeni ishte i mbuluar nga plastika dhe mbetje te tjera.
Këtë gjendje të tmerrshme Babani e justifikon me mungesën e mjeteve ujore për pastrimin e liqenit. Gjithashtu ai shton se banorët duhet të ndergjegjesohen për të mbajtur pastër mjedisin ku jetojnë.
Mark Babani ka shprehur:
Unë jam informuar prej jush. Mbetjet janë në zonën e Fierzës, në një luginë. Këto mbjetje janë të rrezikshme për ne, pasi ne si Bashki jemi të pafuqishëm dhe nuk kemi mjete për të bërë pastrimin e liqenit. Të gjitha mbetjet e të gjitha zonave vijnë e mbesin në zonën tonë.
Nuk ka pasur mjete për pastrimin e zonave ujore, pasi duhen varka. Deri më sot pastrimin e bëjnë strukturat e hidrocentraleve të Komanit, Vaut të Dejës dhe Fierzës. Pastrimi nuk është në kompetencë të bashkisë, por është një shqetësim që na preukupon dhe ne. Kur kjo situatë arrin në këtë gjendje vetëm vinçat e hidrocentralit mund të bëjnë pastrimin e mbetjeve. Sot nuk janë në bashkinë tonë, por mund të vijnë së shpejti në territorin e Bashkisë së Vaut të Dejës.
Në momentin që rrymat e sjellin në liqenin tonë aty ndodh pastrimi. Sensibilizimi i qytetarëve është pjesa më e rëndësishme që ne mund të bëjmë. Ne presim që të vijnë te diga në teritorin tonë dhe t’i pastrojmë.Duhet një bashkërendim i punës së të gjitha bashkive. Me planin e ri të zhvillimit ë turizmit, ne kemi parashikuar edhe varka që mund të bëjnë pastrimin e liqenit të Komanit.