Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati i mbrëmshëm në qytetin e Vlorës, ku një i ri, me iniciale M.F, ra pre e plumbave. Së fundmi mësohet se 27-vjeçari, është qëlluar sapo ka dalë nga shtëpia, ndërsa e gjithë skena është regjistruar nga kamerat e sigurisë së vendosura në murin e banesës së tij. BW raporton se në filmimet e kamerave duket një makinë me dy persona që i afrohen të riut dhe pasagjeri qëllon drejt shënjestrës.
Ky i fundit ka parë që autorët kanë qenë me kapele dhe maska covidi, ndërsa plumbat kanë prekur xhamin e makinës. Më vonë automjeti i autorëve është larguar me shpejtësi ndërsa 27-vjeçari ka njoftuar policinë. Bëhet me dije se i riu është nipi i një prej biznesmënve të ndërtimit në zonën e Vlorës.