Ditët e fundit numri i të infektuarve me koronavirus është rritur ndjeshëm, pasi janë raportuar mbi 200 raste të reja. Ndërkohë bëhet me dije se në Gjykatën e Tiranës janë mbi 20 persona të infektuar me koronavirus, por ky fakt po mbahet i fshehtë. Gjatë ditës së sotme punonjëset shtatzëna kanë marrë urdhër që të pezullojnë punën. Nga ana tjetër nëse do duhen gjyqtarë për të gjykuar çështje të caktuara, përgjigjja që jepet është: “Ka dalë me Covid, nuk është”. Gjithsesi mebtet ende i paqartë fakti se përse kjo gjë po mbahet e fshehtë dhe nuk po bëhet publike, duke rrezikuar kështu kthimin në një burim të madh infeksioni.