Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja në Himarë. Mësohet se ekzekutori Kliti Leka me banim në Tiranë, shkoi në Himarë për të monitoruar biznesmenin Niko Goro. Ai e qëlloi për vdekje atë sapo doli nga marketi i motrës së tij, ndërsa këtë të fundit e plagosi në këmbë. Pastruesja e marketit, me të dëgjuar të ulërimat e saj, doli jashtë duke iu drejtuar autorit: “Çfarë bëre?” Gjakftohtë ai iu përgjigj: “Mbylle gojën se do vras edhe ty”! Ai u vu në pranga pak pas ngjarjes. Mësohet se arsyeja e ekzekutimit ka qenë ndërtimi i një pallati nga ana e biznesmenit në tokën e autorit. Çështje për të cilën i ka mbetur borxh nga blerja e tokës për një shumë monetare të pamësuar. Që në momentin që është ndërtuar pallati ata kanë qenë në konflikt të vazhdueshëm. Mësohet se ka pasur edhe një përplasje fizike më parë mes autorit dhe viktimës.