Ylli brazilian dhe ish lojtari i Milanit, Robinho, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 9 vjet heqje lirie, mund të ekstradohet pas përhapjes së përgjimit i cili konfirmon ngjarjen e vitit 2013. Ai dyshohet se më 22 janar 2013 ka 'prekur' një vajzë 22-vjeçare shqiptare së bashku me 5 persona të tjerë.
Por ai ka deklarar:
I pyetur më 2014, Robinho mohoi akuzat, duke folur për një marrëdhënie me dëshirë, por në vitin 2017 drejtësia e dënoi atë me 9 vjet heqje lirie së bashku me mikun e tij Ricardo Falco. Përgjimet e përhapura nga kanali Globo, rrjeti kryesor në Brazil, kanë të bëjnë me disa biseda telefonike që u zhvilluan pas ngjarjeve midis dy miqve. Në transkriptimet e telefonatave, Robinho flet për s*ksin óral dhe u përgjigjet pyetjeve të miqve për nisjen e një hetimi kundër tij.Drejtësia italiane duhet të dërgojë një kërkesë zyrtare në Brazili e cila më pas duhet të fillojë një vlerësim të brendshëm për ekstradimin e tij.
Burimi: gazzetta.it|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania