Janë luajtur sot disa nga ndeshjet e Ligës së Kombeve. Greqia dhe Kosova kanë ndarë pikët duke barazuar 0-0 në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës C. Ky ishte barazimi i dytë për Kosovën këtë sezon në Ligën e Kombeve, ku ka regjistruar edhe dy humbje.
Ndërkaq në ndeshjet e tjera, ka pasur rezultate surprizë. Portugalia pa Ronaldon ka mundur 3-0 Suedinë, Italia ka barazuar në shtëpi 1-1 me Holandën, ndërsa Franca ka fituar në transfertë ndaj Kroacisë 1-2.
Ja të gjitha rezultatet e sotme: