Në Qeverinë e ardhshme të Malit të Zi, e cila do të formohet zyrtarisht ditën e diel, shqiptari Dritan Abazoviç, do t'u prijë dikastereve të Sigurisë; së bashku më platformën e tij URA që kanë 4 deputetë. Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencitë e shërbimit sekret. Kjo arritje e Abazoviç është kundërshtuar jashtëzakonisht shumë nga partitë pro serbe, por si duket ndikimi i ndërkombëtarëve, në anën e Abazoviçit, e ka bërë të veten. NATO dhe faktorë tjerë ndërkombëtarë kanë qenë kategorikisht kundër që të udhëhiqen dikasteret e Sigurimit nga njerëz të lidhur me Moskën. Ende nuk ka informacion nëse ndonjë shqiptar do të udhëheq me njërën nga dikasteret.