Italia barazoi 0-0 ndaj polonisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Momenti që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte goditja e lirë e pazakontë e italianëve. Të kaltërit tentuan një skemë, teksa u përpoqën të ndërtonin një mur të gjallë “të rremë” me një numër të madh lojtarësh, por përpjekja e tyre ishte e pasuksesshme sepse polakët bllokuan gjuajtjen e tyre. Skema e dalë huq, po bën xhiron e mediave sportive. Kujtojmë që Italia është lider në grup me një pikë më shumë se Polonia dhe Hollanda pas tre ndeshjeve të luajtura, e fundit në tabelë është Bosnja me tre pikë më pak se Italia.