Sulmuesi i Borusia Dortmundit, Erling Haland, është rikthyer të bëjë atë që di ta bëjë më së miri. Bomberi 20-vjeçar ka shpërthyer sot dhe me kombëtaren e tij Norvegjinë. Sulmuesi realizoi tripletë personale në sfidën e sotme të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë, të cilën nordikët e fituan me rezultatin 4-0. Bomberi norvegjez realizoi në minutat 13’, 64’ dhe 74’. Me statistikat e tij të frikshme, Haland synon të bëhet sulmuesi më i mirë i së ardhmes, pasi aftësitë nuk i mungojnë.