I ftuar në emisionin "Zonë e Lirë", deputeti socialist Damian Gjiknuri pati një debat me analistin Arjan Curri. Gjiknuri ngriti në piedestal dhe e vlerësoi lart figurën e ish-diktatorit Enver Hoxha. Debati konsistonte në paralelizmin që Curri po bënte ndërmjet Ramës dhe ish-diktatorit Hoxha ku e lidhi me kërkesën e Ramës për një mandat të tretë. Ndërkohë Gjiknuri ka pohuar se përveç të këqijave, regjimi komunist ka patur edhe të mirat e veta.
Debati:
Curri: Rama eksitohet nga pushteti. Ai do të hyjë në pushtet si njeriu më jetëgjatë në pushtet.
Gjiknuri: Po jo o burrë, se populli nuk është … Del njëri dhe bëka magji…
Curri: Pse edhe Enver Hoxha ndejti 50 vjet, i bëri magji këtij populli.
Gjiknuri: Dëgjo, Enver Hoxha pavarësisht ca të këqijave pati shumë të mira për popullin.