Interi nuk po gjen qetësi në prag të derbit me Milanit, kjo pasi ditën e sotme ka shkruar në 4 numri i të prekurve me koronavirus. Pas Bastonit dhe Skriniar ditën e sotme janë konfirmuar edhe 2 futbollistë të tjerë të prekur. Bëhet fjalë për mesfushorët Roberto Gagliardini dhe Naingolan. Lajmi është bërë publik nga “Gazzetta dello Sport”, teksa pritet konfirmimi nga klubi zikaltër. Kujtojmë që Interi do të përballet në datën 17 tetor ndaj Milanit, në derbin e Madoninës. Një situatë kaotike kjo, teksa në rast se rastet vijojnë të rriten në ditët në vijim, mund të vihet në rrezik edhe zhvillimi i derbit.