Kompania telefonike Vodafone Albania, është përfshirë në një sërë skandalesh dhe abuzimesh në lidhje me klientët. Të shumta kanë qenë rastet e denoncimeve nga qytetarët, për tarifat e larta, për “lojërat” me ofertat etje. Ka nga ata që Vodafone Albania-n e krahasojnë me firmat piramidale siç ishte ‘’Sudja’’, për shkak të mashtrimve që po bën teksa ofron shërbimet. Me tentativën për të përfituar sa më shumë nga qytetarët mendon lloj-lloj truqesh për t’i “futur në grep”, e më pas nuk u jep shërbimin e premtuar.
Një rast ka mbërritur së fundmi në redaksinë JOQ Albania, ku një qytetar shkruan se Vodafone i ka zbritur bonusin e pikëve nga rimbushja. Ai shkruan se i kishte mbetur edhe 1 GB internet nga paketa mujore e ofertës Z dhe se ka bërë 2 herë nga 4 mijë pikë për 2GB internet. Por kompania i ka dhënë vetëm internetin, ndërsa pikët i ka mbajtur. Ai shprehet i shqetësuar për vjedhjen që po u bëhet qytetarëve me anë të këtyre skemave mashtruese.
Mesazhi i mbërritur: