Spektakël në qiell që prej 2-tetorit. Një dukuri mjaft e mrekullueshme dhe e magjishme pritet të ndodhë në hapësirë. Marsi dhe hëna do të “takohen”, gjë e cila ka filluar që pasditen e së premtes. Ndërkohë Toka po përgatitet të kalojë midis Marsit dhe diellit, duke i afruar planetët. Personat që jetojnë në Amerikën e Jugut do të shohin Hënën dhe Marsin shumë afër tyre. Planeti i Kuq po bën afrimin më të afërt me Tokën dhe kur rruzulli hënor të rritet, të dy do të duken se takohen me njëri-tjetrin në qiell.
Të dy do të shfaqen në lindje, por më pas lëvizin drejt perëndimit dhe rreth orës 2 të mëngjesit, "çifti" do të godasë pikat e tyre më të larta në qiellin jugor. Marsi dhe Toka vijnë afër njëri-tjetrit rreth çdo dy vjet.
Tetori është plot me mrekulli kozmike, yjet do të ndriçojnë qiellin gjatë një shiu meteorësh Orionid. Këta meteorë vinë nëpër qiell çdo tetor, duke filluar nga data 2 deri më 7 nëntor, por piku pritet në mëngjesin e 21 tetorit. Astronomët vërejnë se meteorët mund të lëvizin 148,000 milje në orë në atmosferë, por lënë gjurmë gazi në qiell që zgjasin për disa sekonda.
Ky muaj sjell gjithashtu me vete një Hënë Blu të rrallë që do të jetë e dukshme në të gjitha zonat. Shfaqja kozmike ndodh shtatë herë çdo 19 vjet, që do të thotë se bota nuk do ta shohë tjetrën më 31 tetor deri në vitin 2039. Ajo që e bën këtë ngjarje edhe më të rrallë është se do të shihet në të gjitha pjesët e botës për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Njerëzit në Amerikën e Veriut dhe të Jugut do të kenë një paraqitje të shkurtër të Hënës Blu, së bashku me ata në Indi, Evropë dhe Azi.
Burimi: DailyMail|Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA