SONDAZHI/ Sipas mendimit tuaj, a ka bërë ndonjë punë të mirë Edi Rama këto 7 vjet? 75% e votuesve: “Jo”

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04.10.2020, 00:33

Prej shtatë vitesh Edi Rama ka marrë pushtetin dhe drejtimin e vendit. Propaganda e fryrë dhe premtimet e mëdha ishin në qendër të fushatës së tij para se të vinte në pushtet. Por të gjitha rezultuan një flluskë sapuni, pasi premtimet elektorale jo vetëm që nuk u mbajtën, por u thellua edhe më keq gjendja socio-ekonomike në vend. Përfshirja e kriminalitetit në politikë është një nga 'tiparet dallues' të Rilindjes, ku shumë kriminelë u futën në poste drejtuese e deri në parlament.

Një tjetër fenomen shqetësues është dhe ikja e të rinjve dhe të sapo diplomuarve jashtë shtetit për një jetë dhe mundësi më të mirë. Kjo pasi shteti këtu nuk u siguron asnjë të ardhme dhe shpresë punësimi. Problematikë tjetër gjithashtu është dhe sistemi shëndetësor. Në Shqipëri, sistemi shëndetësor publik vuan nga mungesa e personelit, investimeve në infrastrukturë dhe pajisjeve mjekësore. Qytetarët akoma duhet të presin orë e ditë të tëra në radhë për të marrë shërbimin bazë, ndërsa shendetësia falas ngeli një premtim në letra!

Gjithashtu një pjesë e shqiptarëve janë katandisur në mjerim dhe varfëri, ndërsa së fundmi gjendja ekonomike e tyre është rënduar më shumë edhe për shkak të pandemisë së koronavirusit, ku shumë prej tyre humbën vendet e punës. Në mënyrë të përgjithshme këto ishin disa nga problemet akute të shoqërisë shqiptare dhe defiçencës së qeverisë Rama. Natyrisht lista është e gjatë, por në vazhdim do të bëjmë dhe analiza të tjera.

Lidhur me qeverisjen e Rilindjes këto shtatë vjet, JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja e shtruar ishte:

Sipas mendimit tuaj, a ka bërë ndonjë punë të mirë Edi Rama këto 7 vjet?

Nga rezultati i votimit u pa se 75% e qytetarëve u shprehën se Rama nuk ka bërë asnjë punë të mirë në 7 vjet qeverisje, ndërsa vetëm një pakicë prej 25% votuan se Rlindja ka bërë punë të mira.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit