Rama i mërzitur me përbaltjen, Elvis Naçi e kundërshton: Shqiptarët janë të mrekullueshëm!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.10.2020, 18:13

Ditën e sotme, i ndodhur në Thumanë, për të ndjekur më nga afër procesin e ndërtimit të shtëpive për banorët e prekur nga tërmeti, Rama tha se ka shumë persona që e akuzojnë për lekët që u dhanë në ndihmë, e hedhin baltë mbi qeverinë, por duhet të dinë se donatorët i shpenzojnë vetë ato lekë në projekte rindërtimi. Teksa Elvis Naçi e kundërshtoi duke i thënë se shqiptarët janë të mrekullueshëm.

Pjesë nga biseda

Rama: Kjo është edhe një zonë simbol e gjithë tragjedisë dhe simbolika e një bashkimi mes një kontributi të shumë shqiptarëve përmes donacionit. Një kontribut që nisi nga Kosova që ka dhënë angazhimin për një shumë të konsiderueshme dhe shtetit që ka ndërtuar një infrastrukturë, që jep një mesazh shumë të bukur.

Elvis Naçi: Ka pasur një paragjykim, ideja e vonesës. Por ka patur nevojë që infrastruktura të bëhet gati prandaj është vonesa.

Edi Rama: Unë shpresoj që Visi ta kuptojë taksiratin tim kur hedhin baltë. Një projekt nuk fillon kur sheh këta këtu, por kur bëhet gjithë studimi dhe financimi vihet në funksion, pastaj bëhet kontrata dhe infrastruktura e shtëpive. Më bëhet qejfi që hëngra ca copa balte se thoshin ku i çove lekët.

Elvis Naçi: Lekët janë të gjitha aty. Unë e di që shteti ka patur mundësi ta bëjë edhe vetë, por faleminderit që na latë edhe neve të marrim pjesë.

Rama: Shteti ka patur mundësi të bëjë shumë gjëra por jo të gjitha gjërat. Ne jemi falenderues për këtë kontribut, por në një pikë ne detyrën bëjmë. Më thonë ku shkuan lekët plako? Lekët nuk shkuan gjëkundi sepse donatorët nuk i hedhin lekët në xhepin e qeverisë. Lekët që vënë në dispozicion i shpenzojnë vetë. Rrofshi që na jeni bashkuar për të ngrënë një tasë balte, se ne tase kemi ngrënë shumë por tashmë u bashkuat edhe ju.

Elvis Naçi: Ishte kaos i madh, tashmë çdo gjë po shkon mbarë. Dua të falenderoj kryeministrin që na dha mundësinë të fillojmë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit