Hap zemrën Gabriel Garko: Kam jetuar 11 vite me një burrë, s’bëja s*ks me të dashurën

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.10.2020, 21:23

Bujë të madhe bëri në media deklarata e aktorit italian Gabriel Garko pasi i rrëfeu një publiku të tërë preferencat e tij homoseksuale. Ai zbuloi brenda shtëpisë së famshme “Grande Fratello Vip” para ish-të fejuarës së tij se se është gay. Për herë të parë, Garko ka rrëfyer në një intervistë për emisionin “Verissimo”, detaje të pathëna më parë për jetën e tij. Historia e tij e parë e dashurisë ka qenë me një djalë që quhej Rikardo, me të cilin kishte bashkëjetuar 11 vite. “14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Unë e Riccardo jetonim bashkë, por ishte një situatë false. Kur vinin miq në shtëpi, ai në fund të mbrëmjes bënte sikur po ikte dhe sigurisht që më pas kthehej. Kur dilnim apo iknim me pushime, ishim gjithmonë në grup. Por kemi qenë bashkë 11 vite”, ka rrëfyer ai.

Arsyeja se pse ai ka qëndruar kaq shumë kohë i fshehur ndaj preferencave të tij, aktori i njohur është shprehur: “Kam qenë aq gjatë në xhirime, saqë në fund krijova një personazh. Nëse ke një orientim të caktuar seksual nuk mund ta bësh këtë punë, sistemi e kërkon atë dhe për këtë arsye duhet të pretendoni se keni një tjetër. Por sot hoqa maskën. Më në fund pas 3 vitesh e gjysmë që u largova nga seti, kam pasur mundësinë që të qëndroj brenda lëkurës time. E kuptova se nuk isha mirë, kisha nevojë të dilja prej saj.” Më pas ai ka rrëfyer që familja e tij dinte gjithçka dhe e ka mbështetur shumë: “Prindërit dhe motrat e mia nuk më kanë gjykuar asnjëherë për zgjedhjet e mia, përkundarzi më kanë mbuluar dhe mbrojtur gjithmonë.”

Lidhja e tij e dytë më e gjatë ka qenë me aktoren Eva Grimaldi, për të cilën shprehez se e do shumë pavarësisht gjithçkaje: Unë dhe Eva kemi jetuar bashkë 8 vjet, kemi qenë çift në gjithçka, por vetëm seksi mungonte. Kemi mbrojtur dhe mbështetur njëri-tjetrin. E kam dashur shumë si njeri.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit