Shqiptarja në Amerikë dhunohet për vdekje nga i shoqi, familjarët kërkojnë ndihmë për të sjellë trupin në Shqipëri

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.10.2020, 10:22

Një 23-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas dhunës barbare të bashkëshortit të saj. Elena Alinj, nënë e një vajze 11 muajshe është dhunuar kafshërisht nga partneri, i cili mësohet se nuk ka njoftuar as urgjencën e spitalit. Elena humbi jetën brenda 24 orëve në reanimacion, pasi ajo kishte fraktura të shumta, e vërtetuar kjo nga ekspertiza mjekësore, por edhe nga policia.

Bëhet me dije se bashkëshorti i saj është arrestuar, ndërsa failjarët, të pikëlluar për humbjen, kërkojnë që trupi i 23-vjeçares të prehet në Shqipëri. Ata kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për të kountribuar sadopak mbi shpenzimet e furneralit. Elena ishte larguar në Amrikë, para disa vitesh. Ajo u martua me një person, të cilin mesa duket nuk e kishte njohur mirë. Familjarët e saj shprehen se ajo kurrë nuk ishte ankuar për dhunën e bashkëshorti ttë saj.

Këtu mund të kontribuoni për Elenën!

Apeli i familjareve:

Me zemer te pikelluar lajmerojme komunitetin shqiptar per humbjen e dhimbshme dhe te parakohshme te 23 vjeçares Elena Alinj. Shkaku i vdekjes eshte dhuna domestike nga partneri. Elena ka pesuar vdekje klinike nga mungesa e oksigjenit ne tru si pasoje e neglizhences se partnerit per te njoftuar ndihmen e shpejte ne kohe. Eshte konfirmuar nga mjeksia dhe rrajoni i policise qe viktima ka pesuar deme te renda nga violenca fizike kundra saj; frakture brinjesh, frakture e shtylles kurrizore, shenja kafshimi dhe njolla neper trup. Vajze vdiq brenda 24 oresh ne ranimacion.

Elena ishte nene e devotshme e nje foshnje 11 muajshe e cila fatkeqesisht nuk do arrije ta shohe me kurre nenen e saj. Foshnja tani ka ngelur pa prinder pasi babai i saj nuk eshte i pergjegjshem. Elena erdhi ne Amerike per nje jete me te mire pasi fitoi llotarine amerikane. E vetme, pa asnje te aferm ne Amerike ajo ra prehe e nje njeriu barbar qe mesa duket nuk e kishte njohur mire. Asnjehere nuk eshte ankuar per partnerin e saj qe e ka keqtrajtuar. Derisa te henen ne mengjes pas shume perpjekjesh per tu lidhur me te , u njoftuam qe Elena ka pesuar infrakt ne zemer nga dhuna barbare e partnerit te saj. Nderkohe qe partneri i Elenes eshte i arrestuar dhe pritet te denohet ne kerkojme ndihme nga ju per te derguar trupin e saj ne Shqiperi ku ndodhen te gjithe te afermit e saj dhe e ndjera te prehet ne paqe. Gjithashtu duhet te bejme te pamunduren qe familja ( nena dhe babai) e Elenes te fitoje te drejten per te rritur vajzen e vogel jetime. Ju lutem na ndihmoni me sa mundesi te keni. Linku per donacione eshte me poshte. You falenderojme nga zemra ne emer te prinderve te Elenes Agron dhe Mirela Alinj!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit