Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë Urës së Vashës, në kantierin e ndërtimit të ‘Rrugës së Arbërit’. Raportohet se një vinç ka rënë në humnerë. Si pasojë ka humbur jetë drejtuesi 53-vjeçar Astrit Alla.
Klos / informacion paraprak
Rreth orës 09.40, në Rrugën e Arbërit, shtetasi A. A., rreth 53 vjeç, duke punuar me një automjet të rëndë (vinç) në urën e fshatit Fshat, Klos, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Vijon...