Vrasja e 21-vjeçarit shqiptar në Angli, hetuesi: Lidhja mes vrasësve dhe viktimës ishte droga

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 29.09.2020, 14:59

Në 11 shtator të 2019, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stranfforf Road, ku mbeti i vrarë Serxhio Marku. 21 vjeçari u gjet gati i vdekur në kuzhinën e një banese në Brighton. Marku, i njohur si Jack ishte një tregtar droge. Hetuesi Alan Kent i tha gjykatës se skena ishte shumë e përgjakur. I riu, sipas tij, ishte goditur me thikë, një shtizë metalike dhe një shtangë. Tashmë ka nisur gjyqi për vrasjen e 21-vjeçarit. Dy të akuzuarit kryesorë për vrasjen janë Giuseppe Petriccione dhe Francesco D’Agostino, të cilët i shkaktuan dëme të rënda të riut, që ndërroi jetë në spital. Gjatë seancës paraprake të zhvilluar sot, të dy burrat konfirmuan vetëm emrat e tyre në bankën e të akuzuarve.

Kent shpjegoi:

Lëndimet duhet të përcaktohen grafikisht, sepse është e rëndësishme për ju të kuptoni llojin e ndryshëm të armëve të përdorura. Duke parë shpërndarjen e gjakut në pjesën e jashtme të asaj banese, mund të arrini në përfundimin që Serxhio Marku u përpoq të dilte dhe arriti në derën e përparme përpara se të tërhiqej përsëri brenda atje ku vazhdoi sulmi.

Kent vuri në dukje se ky ishte një sulm i qëndrueshëm dhe i vendosur: “Lidhja midis Serxhio Markut dhe dy të pandehurve ishte droga, veçanërisht kokaina“. Të pandehurit e kishin kontaktuar atë mbi njëqind herë në muajt para vdekjes së tij dhe tani fajësonin njëri-tjetrin për vrasjen. Kent shpjegoi se nuk dihet pse ai u sulmua pothuajse menjëherë kur hyri në banesë.

Burimi: Theargus|Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit