Pandemia e koronavirusit po shkakton një kaos të vërtetë edhe në vendin tonë. Tashmë edhe stafi mjekësor nuk po ia del dot mbanë me këtë virus. Në qytetin e Elbasanit, stafi shëndetësor prej pesë personash në qendrën shëndetësore në lagjen Skënderbej, ka rezultuar i prekur me Covid-19. Raportohet se të prekur kanë rezultuar tre infermierë dhe dy mjekë të cilët pas daljes së përgjigjes së tamponit janë karantinuar. Për pasojë qendra shëndetësore është mbyllur. Nuk dihet ende ku do të transferohen shërbimet shëndetësore për banorët e kësaj zone.
