Dy vëllezër binjakë, 36-vjeçarë me kombësi shqiptare janë qëlluar me "mjet prerës" nga një i afërmi i tyre. Njëri nga binjakët është i shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Brescias me dëmtime në bark, ndërsa vëllai u shtrua në spital në Castiglione delle Stiviere. Agresori u arrestua nga karabinierët pas një arratisje me makine që zgjati disa kilometra.
Arsyeja e sulmit ndaj dy vëllezërve, njëri banues në Solferino dhe tjetri në Cavriana, të dy muratorë, në zonën e Mantua për disa vjet nuk është ende i qartë. Sulmi ndodhi pak pas orës 19. Të dy vëllezërit ishin brenda në një lokal. Papritmas një makinë ndaloi para tyre nga e cila doli një person dhe i ftoi të dy të afrohen. Pasi u afruan binjakët u goditën me "mjet prerës" në vende të ndryshme të trupit.
Burimi: giornaledibrescia.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA
