Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik është infektuar me koronavirus. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Mësohet se Bino është shtruar prej disa ditësh në spitalin e Infektivit, ndërsa gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme. Rikujtojmë se në këtë luftë me koronavirusin, janë prekur edhe mjekë e infermierë, të cilët janë në vijën e parë të frontit. Ditën e djeshme u regjistruan 106 raste me koronavirus, ndërsa humbën jetën 2 persona.