Përplasjet që nisën ditën e djeshme midis forcave ushtarake azere dhe armene mbi rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabakh, vazhduan gjatë natës dhe deri mëngjesin e sotëm. Humbje nga personeli ushtarak dhe jetëve civile janë raportuar nga të dy palët. Qindra të tjerë thuhet se janë lënduar në përplasjen më të ashpër që nga viti 2016 në Kaukazin e Jugut, një rajon që siguron rrugë kyçe kalimi për gaz dhe naftë në tregun ndërkombëtar. Ministria armene e Mbrojtjes njoftoi se ka patur përplasje gjatë gjithë natës, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se forcat armene po bombardonin qytetin e Terter.
Shumica e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë SHBA, Rusinë, Iranin dhe shtetet e BE, kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund armiqësive dhe fillimin e bisedimeve. Ndërkohë sot Azerbajxhani ka mohuar se Turqia i ka dërguar ushtarë nga Siria mes luftimeve të Karabakut. Turqia ka lidhje të forta kulturore dhe ekonomike me Azerbajxhanin dhe ka i dalë hapur në mbështetje. Rusia është tradicionalisht afër Armenisë, por ka krijuar lidhje me elitat e Azerbajxhanit në vitet e fundit.
Burimi:The Guardian|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania