SONDAZHI/ A ka kapacitete profesionale Shqipëria për të reaguar ndaj pasojave të tërmeteve? 86% e votuesve: “Jo”

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 26.09.2020, 00:33

Teksa tragjedia që la pas tërmeti i 26 nëntorit po i afrohet vitit, pasojat ndihen ende si në aspektin material ashtu edhe njerëzor. Durrësi ishtë një nga qytetet më të goditura vitin e kaluar. Sipas të dhënave historike, tërmetet kanë shkatërruar disa herë Durrësin, teksa lëkundjet sizmike renditen të parat për katastrofat që mund t’i krijojnë vendit fatkeqësitë e tjera natyrore. Në vendet më të rrezikuar nga tërmetet, Shqipëria renditet e 43-ta në botë. Ekspertët tregojnë se vendi nuk ka as fondet e as infrastrukturën e mjaftueshme për të përballuar dukuri të tilla.

Përtej pasojave sociale, këto fenomene natyrore të pashmangshme kanë ndikim të madh në ekonominë e vendeve. Shqipërisë, ndër vite, i është dashur të paguajë një faturë të lartë për shkak të dëmeve që kanë krijuar fatkeqësitë, të tilla si tërmetet, përmbytjet dhe zjarret etj. Ndërkohë ditët e fundit vendi ynë është goditur disa herë nga tërmete relativisht të vegjël, por që kanë ngjallur panik te shumë njerëz, për faktin edhe të mungesës së kapaciteteve profesionale dhe përgatitjes për raste të tilla nga ana e shtetit.

Kujtojmë se vitin e kaluar pa ndihmën e të huajve, vendi ynë do ta kishte të pamundur të reagonte në kohë për shpëtimin e jetëve të njerëzve. Lidhur me këtë çështje shqetësuese, JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja e shtruar ishte:

Bazuar në tërmetet e fundit, a ka kapacitete profesionale shteti shqiptar për të reaguar në kohë ndaj pasojave të mundshme të një ngjarjeje të tillë?

Rezultoi se 86% e votueve u shprehën se shteti shqiptar nuk ka kapacitete të tilla, ndërsa vetëm një pjesë e vogël prej 14% mendojnë se shteti është i përgatitur.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit