Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tironës”, tashmë është lënë në arrest shtëpie, pas 5 muajsh burg. Ai ka publikuar foto duke u ankuar se nuk ka kush t’ia rruajë mjekrën dhe shprehet i brengosur për këtë fakt me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Ne ‘arrest shtpie’, jena bo icik me shku te berberi po s’dalim dot ca me bo”,-shkruan ai anë fotos. 27-vjeçari u arrestua pas përgjimeve telefonike, mesazheve dhe vëzhgimeve në terren për ‘shfrytëzim prostitucioni’ dhe ‘prostitucion’.