Me vargjet e Fishtës ka shprehur revoltën e tij në facebook, Andin Hoti, i biri i veprimtarit Ukshin Hoti, deputet aktual i PDK-së. Reagimi i tij vjen pas aksionit të sotëm të EULEX në zyrat e organizatës së veteranëve të luftës ku arrestuan kryetarin e OVL- UÇK-së, Hysni Gucati. "Po shumë gjakprishuri e tradhtari kish pas qenë në këto trojet tona!", ka shkruar Hoti, duke ia bashkëngjitur postimit në facebook edhe vargjet e Gjergj Fishtës: Uh! Evropë, ti kurva e motit! Që i re mohit, besës së Zotit! Po, á ky asht sheji i qytetnisë? Me da token e Shqypnisë, Për me mbajt klyshtë e Rusisë- Gjergj Fishta!