Një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve nga fundi i shekullit 18 dhe fillimi i shekullit 19, kishin migruar fillimisht në Bullgari e pastaj së bashku me gagauzët dhe bullgarët, duke tentuar t'i shpëtonin shtypjes së Perandorisë Osmane kishin shkuar në tokën e Besarabisë moderne dhe Detit të Zi, konkretisht në rajonin Odesa- kryesisht në zonat rurale. Përveç shtiptarëve në këto anë, jetojnë edhe minoritete tjera, si: bullgarë, moldavë, rumunë dhe kombësi tjera. Në Ukrainë numri i shqiptarëve është nga 5 mijë deri më 10 mijë banorë, ndërsa më pak se gjysma e tyre e flasin gjuhën shqipe. Qytete tjera ku jetojnë shqiptarët janë: Odesa, Izmail, Donetsk, Luhansk, Kyiv, Kharkiv, Lviv, etj.