Policia ka sqaruar ngjarjen e cila është duke ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një 71-vjeçar po qëllon drejt policisë. Mësohet se pai ka "vënë dorë" mbi ish-gruan dhe vajzën, këto dy të fundit e kanë denoncuar të moshuarin në polici. Kur policia ka mbërritur për ta arrestuar, Lefter Zhidru i është përgjigjur me kállásh. Ende nuk është bërë arrestimi i tij, ndërkohë që është mësuar se janë plagosur dy të rinj, 22 dhe 21 vjeç. Ngjarja ka ngjallur frikë tek të gjithë qytetarët e Elbasanit.