Një person shpenzon 13 muaj gjithësej të jetës së tij në tualet. Por a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje pse WC-ja është gjithmonë me ngjyrë të bardhë? Mund të duket si një ide e mirë për të bërë tualete me ngjyrë të errët në mënyrë që të maskoni çdo njollë që ndodh kur përdorim banjën. Megjithatë, shumica e WC-ve janë të bardha, e cila duket sikur mund të dyfishojë punën e pastrimit. Bright Side ka zbuluar faktorët kryesorë pse shumica e njerëzve kanë tualete të bardha. WC-të janë të përbërë nga porcelani, i cili është një material i fortë dhe shumë i lehtë për të pastruar. Porcelani zbardhet në temperatura të larta. Ngjyra e bardhë gjithashtu përfaqëson pastërtinë dhe sigurinë.
Kjo është arsyeja pse banjot dhe pavijonet e spitaleve zakonisht janë të lyera me të bardha sepse të japin përshtypjen e një hapësire sterile. Nga ana tjetër ngjyrat e errta, si e zeza apo kafja, shpesh herë themi se mund të përfaqsojnë diçka negative, e cila të jep një ndjenjë frike. Dhe kjo është thelbësore këtu. WC-të bardha të lehta për tu përshtatur me çdo lloj banjo me madhësi të ndryshme dhe pamja e tyre klasike do t'i përshtatet çdo modeli. Ndërsa një WC e zezë do të prishë vrullin e hapësirës dhe është e keqe për tualetet e vogla. Në vende të caktuara, Dita Botërore e WC festohet çdo vit në 9 nëntor. Festa zakonisht mbahet për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me krizën e kanalizimeve në të gjithë botën.
Burimi: Brightside| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA