Një sherr mes dy të rinjsh është regjistruar së fundmi në qytetin e Durrësit. Të rinjtë nuk përmbahen, teksa shihen duke goditur me grushta njëri-tjetrin. Mes tyre nuk kanë munguar as ofendimet. Dy të rinj të tjerë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin, por ka rezultuar e kotë. Pamjet janë filmuar nga disa qytetarët të cilët po kalonin me makinë. Nuk dihen motivet e sherrit, por të rinjtë duken tepër të acaruar me njëri-tjetrin.